Basha: “Kombëtarja e Oligarkisë”, 11 emrat që fitojnë të gjitha tenderat
Kreu i Partisë Demokratike në një takim me gazetarë denoncoi aferat e korrupsionit të qeverisë, duke u fokusuar tek tenderat. Sipas kreut demokrat, 2/3-t e tenderave zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ofertues, duke marrë përfituesi çmimin më të lartë. Basha tha se shifrat flasin vetë dhe se shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë.Basha: Sado të bilbilosë me truket e vjetra të propagandës, Edi Rama këtë realitet nuk e mbulon dot. Ndaj, kaq kisha për të thënë atë që ai tha dje. Nuk ia vlen barra qiranë që të merrem me logonet e tij për rritje ekonomike.Kreu i PD-së tha se 2.2 miliardë euro janë vjedhur përgjatë këtyre dy viteve, duke përmendur këtu tre komponentë. Ai tha se pavarësisht rritjes së të gjitha taksave, të ardhurat në buxhet janë më të ulëta se të qeverisë së shkuar që kishte taksa më të ulëta.Komponentë të dytë, Basha përmend aferën CEZ dhe volumin e saj prej 500 milionë eurosh dëme.Basha: Pjesa e tretë, është pjesa e Edit, pak e Olsit, është pjesa e prokurimeve publike. Qeveria ia ka dalë të vendosë dy rekorde. 2/3-ta e tenderave publikë bëhen pa garë, duke blerë më shtrenjtë. Ku e merr këtë shërbim me çmimin më të lartë? Njerëzit të cilëve Edi Rama u jep prokurimet, apo me çmimin më të lartë, për njerëzit e njohur si klientelë. Dhe këtu përfshihen edhe shpenzimet e luksit, ndërkohë që popullsia krihet në mjerim.E mbani mend parullën e Rilindjes: 5% e shqiptarëve zotërojnë 50% të depozitave. Sot zyrtarisht, këta që erdhën për një shpërndarje më të barabartë, sot drejtojnë një vend ku 4% e popullsisë, zotërojnë 58% të depozitave. Ndërkohë, konfirmohet se 46% e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë për familje jo për frymë. Kam ndërmend t’u them se cila është kombëtarja e Oligarkisë, formacioni në fushë, jo se ajo në stol është më pak e rrezikshme.Lista e kompanive që sipas Bashës kanë fituar tendera korruptivë.Basha: Në Port, Alko Impex, kompani në pronësi të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit, ka marrë 30 tendera me vlerë totale prej 1.4 miliardë lekësh që shkaktoi gënjeshtrat e Edi Ramës kur tha se prona është në pronësi të investitorëve kosovarë. Atelier 4, e mirënjohur në këto 15 vite, pronë e klientëve dhe miqve personal të Edi Ramës, Shkreli dhe Eftimi me 18 tendera me vlerë totale 267 milionë lekë.Classic në pronësi të Agron Papulit, mikut dhe ndërtuesit të vilës së Durrësit, ka fituar 19 tendera me vlerë totale 595 milionë lekë. Eurocol në pronësi të mikut tjetër të Edi Ramës, Sandri Sarapulit, ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, 12 tendera me vlerë 18 miliardë lekë. “EuroGjici Security” në pronësi të Safet Gjicit, 159 tendera me vlerë totale 7 miliardë e 1 80 milionë lekë. “Asteg”, kompania që përdoret nga “Integu” kompania e Ilir Beqjes dhe tani funksionon si guaskë, 45 tendera me vlerë 751 milionë lekë. Vetë Integu 32 tendera, me vlerë 1.5 miliardë lekë. Ndreu Security, e deputetit Pjerin Ndreu, 37 tendera me vlerë 916 milionë lekë.“Market in Distribute”, e Vilma Nushit, 23 tendera 134 milionë lekë, këtu nuk përfshihet koncesioni. Trimed në pronësi të Vilma Nushit, 458 tendera, 260 milionë lekë dhe Omega Ferma 58 tendera, 830 milionë lekë. 88 milionë dollarë të shqiptarëve të marra nga kjo 11-she, me tendera të paracaktuara.Një tjetër denoncim i Bashës, kishte të bënte me kontratat fiktive që sipas tij, nuk u sjellin asgjë qytetarëve, duke përmendur si rast OSHE-në.Basha: Në 2015-n, 12.6 miliardë lekë për zyra dhe orendi. Në total tendera të tjerë abuzivë me vlerë 8 miliardë lekë, duke përfshirë trajnim psikologjik. Pra bëhet fjalë për një total prej 21 milionë dollarë. Do të thotë 10 shkolla të reja me orendi të reja.Denoncimi tjetër i kreut të opozitës ka të bëjë me blerje automjetesh ose servis. Vlera e shpenzuar sipas Bashës, është 8.8 miliardë lekë në 2015 dhe 1.3 të tjera në 2016.Basha: Orendi dhe mobilje, 12.6 milionë dollarë. 15 familje ndihmë ekonomike. Bileta avioni, 14.8 milionë dollarë. Bëhet fjalë për shpenzime në total prej rreth 90 milionë dollarë, me të cilat do të ishin punësuar 5 mijë shqiptarë me 540 mijë lekë të vjetra në muaj. 90 milionë dollarë të mjaftueshme për të subensionuar çdo fermer shqiptar.Kryetari i Partisë Demokratike lulzim Basha, tha se opozita tashme e ka gati platformën e sajë për të nxjerr vendin nga kriza ekonomike, duke përmendur këtu taksën e sheshtë 9 për qind, uljen e taksash dhe politika nxitëse për biznesin si dhe subvencione për bujqësinë./Ora News/