Kokainë nga Holanda në Itali, 30-vjeçarja ricklonte paratë e drogës në Shqipëri
Policia italiane e qytetit Varese ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin antidrogë ndaj një bande trafikantësh shqiptarë, aktive në trafikun e kokainës nga Holanda drejt Veriut të Italisë. Nën arrest kanë përfunduar 5 nënshtetas shqiptarë rezidentë në qytetin e Milanos e Astit.Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas sekuestrmit në qytetin e Milanos të 14.2 kg kokainë e arrestimin e një korrieri shqiptar.Kokaina transportohej nga Holanda me anë të një automjeti të tipit Citroen x4 me targa franceze e modifikuar enkas për trafikun e lëndës narktoike.Policia financiare italiane ka identifkuar gjatë hetimeve dhe rolin e një gruaje shqiptare, e fejuara e njërit prej të arrestuarve e cila riciklonte paratë e fituara nga shitja e drogës në Itali, drejt Shqipërisë.Me shumat e parave të "pastruara në Shqipëri", banda shqitpare kishte blerë 2 banesa në qytetin e Astit në Itali, tashmë nën sekuestrin e policisë italiane.Identiteti e të arrestuarveShqiptari B.D i lindur më 15/01/1979 aktualisht në burgun San Vittorio të MilanosShqiptari BM i lindur më 05/03/1981 aktualisht në burgun San Vittorio në MilanoShqiptari N.P i lindur më 01/01/1976 aktualisht në burgun San Vittorio në MilanoShqiptari D.G i lindur më 11/01/1977 aktualisht rezidentë në HollandëShqiptari C.S i lindur më 01/02/1972 zidentë në komunën Rozzano në Milano, e i konsideruar përgjegjsi kryesor i trasportit të kokainës nga Hollanda drejt Veriut të Italisë.Është vënë nën hetim shqiptarja H.M 30 vjeç, pronare e dy banesave në Asti të Italisë të blera nga paratë e drogës e tashmë nën sekuestrimin e autoriteteve italiane.Sipas prokurorisë së qytetit të Milanos banda shqiptare pasi transferonte në Shqipëri paratë e fituar nga trafikimi i kokainës i rikthente përsëri në Itali me anë të çeqeve bankare nën emra fals.
/Oranews.tv/