Një "Disneyland" edhe në Londër

Britanikët po parashikojnë të ndërtojnë një park gjigant që kushton 2.6 miliardë euro dhe që do të rivalizojë "Disneyland" në Paris. Parku i argëtimit do të ndërtohet në një zonë në brigjet e Tamizit, në afërsi të Kentit, e cila aktualisht është e shkretë.Sipas "Daily Mail", resorti që do të lançohet nga familja mbretërore kuvajtiane pritet të ndërtohet brenda vitit 2021.Parashikohet që rreth 50 mijë turistë në ditë të tërhiqen nga bukuria e këtij parku, i cili do të ketë teatro, klube muzike live, kinema, restorante, hapësira për evente të ndryshme dhe 5 mijë dhoma hoteli.Atraksioni do të ndërtohet në bashkëpunim me Paramount Pictures dhe me tema të filmave të famshëm të hollivudit si Kumbari, Titaniku apo Mision i Pamundur.Parku që pritet të çelë dyert vetëm në vitin 2021 për turistët nga mbarë bota, do të jetë një mundësi e mirë edhe për komunitetin aty pranë, pasi do të gjenerojë plot 27 mijë vende të reja pune.Pronarët e tij kanë premtuar se ky park do të jetë i pari i këtij lloji dhe të tilla përmasave në Britaninë e madhe e do të jetë njëkohësisht parku më i madh i ujit në Europë.Përveç kinemave, clubeve të natës e aktiviteteve të shumta për fëmijë e të rritur, parku do të mirëpresë këngëtarë nga e gjithë bota për koncerte të ndryshme sikurse edhe aktivitete dhe evente sportive.Punimet do të nisin në 2018, ndonëse plani është realizuar që në shkurt të 2013 por punimet u shtynë pafund. Ai do të zërë një hapësirë fillestare prej pothuajse 2 mijë metra katrorë deri në 8 mijë metra katrorë, ndonëse sërish do të jetë i vogël në krahasim me Disneyland Paris.Prezantohen për shitje plot 280 bizhu të çmuara, kryesisht gurë të çmuar nga shekulli i 19 por me dizajne bashkëkohore.3386692400000578-3557399-image-a-76_1461589082643    338668A800000578-3557399-image-a-69_1461588984729 3386692800000578-3557399-image-a-71_1461588999542 3386692C00000578-3557399-image-a-75_1461589042560 3384397F00000578-3557399-Plans_for_the_resort_appear_to_show_a_Star_Trek_themed_land_with-a-10_1461585645521 33843B3F00000578-3557399-Hints_of_attractions_can_be_seen_in_the_plans_with_a_Mission_Imp-a-9_1461585645520 338429A800000578-3557399-The_resort_which_will_feature_a_theme_park_water_park_cinema_and-a-8_1461585645517 33843B3700000578-3557399-Attraction_Developers_have_unveiled_plans_to_build_one_of_the_bi-a-7_146158564551533842A9600000578-3557399-That_s_entertainment_Swanscombe_Penninsula_as_it_appears_on_Goog-a-12_1461585645525 338429D100000578-3557399-Potential_The_proposed_site_for_the_giant_theme_park_is_currentl-a-13_1461585645528 33842A8900000578-3557399-The_ambitious_resort_will_be_located_in_the_Swanscombe_Peninsula-a-14_1461585645529