Video fantastike nga momenti i ardhjes së Papës 23 vite më parë
Sot mbushen plot 23 vjet nga vizita e Papa Gjon Pali II në Shqipëri. Ishte 23 prilli i vitit 1993 kur Ati i Shenjtë mbërriti në aeroportin e Rinasit e pasi puthi tokën shqiptare zhvilloi vizitën e tij në 2 qytete kryesore, në Tiranë e Shkodër."Dëshiroj fortësisht të vizitoj Shqipërinë, e të ndaj me popullin shqiptar gëzimin e lirisë së sapo fituar pas gjysëm shekulli robëri komuniste e të nderoj besmin e patundshëm fetar të popullit shqiptar".Në sheshin Skëndërbeu në Tiranë Papa Wojtyla i drejtohet me këto fjalë besimtarëve e mijërave shqiptarëve që kishin mbushur sheshin.“Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjell farat e shpresës. Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në mbrojtje të lirisë në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti që përbëjnë pasuri më vete."“Në çiltërsinë tuaj pashë guximin e një demokracie të re, të një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund dhe të errët të një diktature dhe të ateizmi mbytës, Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin!"Papa Gjon Pali II gjatë fjalës së tij në TIranë bën thirrje për një kujtesë të përhershme historike “të mos harrohet e kaluara, u shpreh Ati i Shenjtë, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”.., ”kjo liri e besimit fetar, të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Zot është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pikë të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjja, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin, dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror....Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”.“Vëllezër e Motra shqiptare! Ju përshëndes përzemërsisht! Pas një dite me një program të ngjeshur me kremtime e takime të cilat më dhanë mundësinë të shikoja dhe të përjetoja nga afër jo vetëm fenë e gjallë të Bashkësisë katolike, por edhe ngrohtësinë e mikpritjes së popullit shqiptar, po përgatitem të ndahem prej jush, i prekur thellësisht nga përzemërsia. Në miqësinë që më keni shfaqur, kam kuptuar se pata të bëj me miq që kishin një zemër të madhe. Në çiltërsinë tuaj pash guximin e një demokracie të re, një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund e të errët të një diktature e të një ateizmi mbytës. Ju faleminderit për mikpritjen tuaj! Vëllezër e motra shqiptarë fort të dashur! Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti e mbrojt popullin shqiptar në mbarë botën. Në emër të Zotit ju përqafoj dhe ju bekoj të gjithëve. Mirupafshim. Ju uroj me gjithë zemër: gjithë të mirat”!Me këtë vizitë Papa Gjon Pali i II kontribon në ndërtimin e Kishës së re shqiptare pas vite e vite persekutimi komunist. Në Katedralen e qytetit të Shkodrës, që regjimi diktatorial komunist e kish shndësrruar në një pallat sporti, Papa Wojtyla emëron katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.Po më 25 prill 1993, në qytetin e Shkodrës, Papa Gjon Pali II në mbarim të lutjes së mesditës “Mbretëresha e Qiellit”, nga ballkoni i kryeipeshkvisë së Shkodrës i drejtoi një përshëndetje të Lumes Nënë Terezës. Këto fjalë kuptimplote të Atit të Shenjtë Wojtilla ripohuan përfundimisht para mbarë botës origjinën shqiptare të Gonxhe Bojaxhiut, të së Lumes Nënë Terezë.Ja fjalët e Papës: “Të dashur, nuk mund mos të përshëndes një person fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh. është Nënë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dinë nga vjen, cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte pikërisht kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbëtore e përvuajtur e më të varfërve ndër të varfër që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut tuaj. Në të, në personin e Nënë Terezës Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj e i të gjithë atyre, që porsi ajo, janë ndjekës së vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të përdëllimit. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Universale, ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj”! /Oranews.tv/