Parlamenti përshpejton procedurat për ligjin për 'branitellat'

Parlamenti i Maqedonisë sot përmes postës elektronike ka shpërndarë të gjitha 15 mijë amendamentet për ligjin e 'branitellave' në adresë të deputetëve.Shërbimi për informim i Parlamentit theksoi se të gjitha amendamentet janë evidentuar, skanuar dhe janë në sistemin elektronik të Parlamentit dhe se ato pasdite do të jenë të vendosura edhe në faqen zyrtare të Parlamentit.Përvec, 15.451 amendamenteve të BDI-së, 25 amendamente janë dorëzuar edhe nga deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar sot se do të dorëzojë edhe 10 mijë amendamente të tjera lidhur me projekt - ligjin për përkujdesje institucionale për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë "branitellat".Kjo parti në fillim të kësaj jave dorëzoi 15.500 amendamente për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji, ndërsa akti i ndërmarrë është për të parandaluar miratimin e këtij projekt - ligji, që nuk zgjidh çështjen e ish-pjesëtarëve të UCK-së. Grupi parlamentar i BDI-së ka theksuar se nuk janë ata që po bllokojnë punën e institucionit të legjislativit, por është VMRO-DPMNE e cila ka dorëzuar këtë projekt -ligj.Parlamenti informoi se sot ka përfunduar afati për dorëzimin e amendamenteve të tjera, për shkak se ka nisur shqyrtimi i tyre nga ana e komisioneve parlamentare.