Dialogu me Kosovën, Serbia publikon platformën javën e ardhshme
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka thënë se platforma për Kosovën do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme.Marko Gjuriq i ka bërë këto komente pas takimit të Këshillit Kombëtar për Siguri të Serbisë, i cili sot ka diskutuar platformën për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.“Në takim është konfirmuar në masë të madhe uniteti i autoriteteve të shtetit për çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Gjuriç.Ai ka thënë se Kuvendi i Serbisë dhe publiku do të kenë rastin të shprehen për të gjitha parimet, në bazë të të cilave do të vazhdojnë bisedimet.Kosova dhe Serbia, nga marsi i vitit të kaluar, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh për çështje teknike, por ato janë ndërprerë prejse Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë së shpejti. Ka gjithnjë e më shumë zëra se ato do të shndërrohen në dialog për çështje politike.