Nikoliç: Kemi zgjidhje për Kosovën!
Presidenti i Serbisë, Timoslav Nikoliç ka deklaruar se mundet të gjendet zgjidhja për “Kosovën e Metohinë” e cila do t`i kënaqte të gjithëNë një intervistë për televizionin public serb (RTS), Nikoliç ka theksuar se Serbia kurrë nuk do të ketë rastin më të mirë për ta zgjidhur atë problem.Nikolic ka paralajmëruar se propozimi i strategjisë (Platformës) së shtetit për Kosovën do t’u prezantohet përfaqësuesve të partive opozitare ndoshta gjatë javës së ardhshme, dhe pas kësaj së shpejti do të gjendet edhe në parlament.Mirëpo, ai ka konstatuar se në bashkësinë ndërkombëtare akoma ka rezistenca për disa zgjidhje që do t’i propozojë Beogradi, por kjo është diçka drejt të cilës Serbia nuk do të mund të shkojë.“Ne e kemi të përgatitur zgjidhjen komplete si bazë për nisje. Është absurde të bisedohet mbi energjetikën dhe telekomunikacionet, nëse nuk e dini a po i rregulloni gjërat në Kosovën e pavarur apo në territorin statusi i të cilit nuk është i sigurt”, ka cekur Nikolic.Sipas tij, veriu i Kosovës, në afat të shkurtër, duhet të mbetet në statusin në të cilin është tani, ndërsa në afat të gjatë kjo çështje gjithsesi do të zgjidhet, përveç që “nuk është mundshme të jetë nën ingerencat e administratës në Prishtinë”.Nikolic ka thënë se Serbia vazhdon ta financojë veriun e Kosovës në mënyrë krejt të hapur, por çështja nuk mund të përfundojë në autonominë financiare.Shanset e Serbisë në procesin e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sipas fjalëve të tij, janë aq më të mira pasi përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, po i përjeton krejt ndryshe se sa para disa muajve – “si njerëz serioz të cilët do ta thonë qartë qëndrimin e vet”.