Turqia: S’ka ndarje të Kosovës,veriu pjesë e pandashme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2012, 18:56
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan ka theksuar se në Ballkan më nuk do të këtë asnjë ndryshim kufijsh.Ajo ka thënë se pjesa veriore e Kosovës është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe duhet të trajtohet brenda kornizave të pakos së presidentit Ahtisaari.Këto komente ajo i bëri pas takimit me liderin e opozitës, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.