Serber: Clinton duhet të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia
Pavarësisht se sekretarja amerikane Hilari Clinton dhe shefja e Diplomacise Europiane Catherin Ashton kanë dhënë mesazhe të qarta per Serbinë, Daniel Serber, analist për cështjet politike ne Ballkan thotë se nga Beogradi duhej të kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës."Mendoj se çështja e njohjes për kohë të gjatë nuk do të jetë në rend të ditës, prandaj edhe nuk jam i habitur përse zyrtaret nuk kanë insistuar në një gjë të tillë", ka thënë Serber.Ai ka kujtuar se shumë anëtarë të Bashkimit Evropian e kanë bërë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim të plotë të Serbisë në BE nëse nuk ka normalizimi të plotë të marrëdhënieve diplomatike në mes të saj dhe Kosovës."Hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian është ndoshta një dekadë larg, në mos më shumë, prandaj mendoj se është herët të shqetësohemi për të", eshte shprehur Serber.Analisti për cështetjet politike ne Ballkan ka vlerësuar lart mesazhin e sekretares Clinton se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Evropë."Edhe pse shumë në Beograd nuk duan ta dëgjojnë, ai padyshim është një mesazh i qartë dhe nuk duhet të injorohet", perfundoi Serber.