Clinton dhe Ashton: E ardhmja e Kosovës në BE dhe NATO

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka deklaruar se Kosova ka bërë shumë përparim në rrugën e saj  drejt integrimit.Ajo ka theksuar se  SHBA-ja mbështet inspiratën  e Kosovës që të anëtarësohet në BE dhe në NATO.Gjithashtu sekretarja Klinton theksoi se dialogu me Serbinë është esencial dhe themelor dhe siguron një rrugë të stabilitetin afatgjatë.Ne po punojmë me BE-në për të avancuar dialogun politik që ka filluar dhe dua të përshëndes kryeministrin Thaçi që ka ndërmarrë një rrezik politik duke shkuar në këtë takim në Bruskel por ka qënë një vendim i drejtë” tha Klinton .Gjithashtu sekretarja amerikane e shtetit Klinton është shprehur e prerë që nuk do të ketë ndryshim të territorit të Kosovës. " Kufijtë e Kosovës sovrane dhe sovrane dhe të pavarur janë të qarta dhe të caktuara përgjithmonë", tha Clinton.Ndërsa Baronesha Ashton ka deklaruar se  rruga e Kosovës për në Bashkimin Europian nuk është e lehtë por sipas saj përfundimi do të jetë mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.Ajo gjithashtu theksoi se duhet të vijojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa shtoi se do të jetë edhe në kontakt të ngushtë me partnerët  amerikanë të  cilët sipas saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë."Dialogu me Serbinë nuk është i lehtë as për kryeministrin kosovar as edhe për atë serb.  Unë e di që për Kosovën me historinë  e saj dhe me frikën që ka kaluar nuk është e lehtë por ku dialog është për të normalizuar jetën e tyre pasi qytetarët në veri duhet të ndihen që janë pjesë e shoqërisë në Kosovë” tha Ashton.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova po ecën përpara drejt integrimit në BE dhe në NATO."Kosova nuk është ende Kosova e ëndrrave tona po ne po punojmë për një Kosovë europiane.  Jemi të vetëdishëm se kemi shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të përfshirjes së komunitetit serb në jetën institucionale të vendit” tha Thaçi.