Serbia pa platformë për bisedimet me Kosovën
Beogradi ende nuk e ka gati platformën për bisedimet me Kosovën. Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolliç ka thënë se platforma për Kosovën do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme.Këshilltari i Nikoliç Marko Gjuriç pas takimit të Këshillit Kombëtar për Siguri të Serbisë, i cili diskutoi platformën për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tha se gjatë takimit është diskutuar në masë të madhe cështja e veriut të kosovës.Gjuric ka thënë se Kuvendi i Serbisë dhe publiku do të kenë rastin të shprehen për të gjitha parimet, në bazë të të cilave do të vazhdojnë bisedimet.Kosova dhe Serbia, nga marsi i vitit të kaluar, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh për çështje teknike, por ato janë ndërprerë pasi Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë së shpejti. Ka gjithnjë e më shumë zëra se ato do të shndërrohen në dialog për çështje politike, ndërsa kanë marrë mështetjeten e SHBA-ve dhe BE.