Maqedonia nën vëzhgimin e raportuesve të KE-së

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Teuta Arifi, sot u takua me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të udhëhequr nga raportuesi Robert Valter.Gjatë këtij takimi u diskutua mbi gjendjen aktuale në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut , implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe administratës publike si dhe gjendjen e mediave.Zëvendësministrja Arifi informoi të pranishmit se të gjitha këto çështje kanë qenë pjesë e aktiviteteve të realizuara në kuadër të Dialogut Aderues në Nivel të Lartë i cili u zhvillua me Unionin Evropian dhe se vendi ka zbatuar reforma thelbësore të cilat janë shënuar nëRaportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë.Në këtë kontekst Arifi theksoi marrëveshjen për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit dhe trajnimin e gjykatësve që merren me lëndët përkatëse, Raportin e miratuar qeveritar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe progresit të arritur sa i përket zvogëlimit të lëndëve gjygjsore . Zëvendëskryeministrja Arifi poashtu njoftoi për aktivitetet e ndërmarra në administratën publike dhe reformat zgjedhore.Duke marrë parasysh rëndësinë e çështjeve të lartpërmendura për proceset demokratike në vend Arifi theksoi që në të ardhmen do të vazhdojnë përpjekjet për përmirësim të mëtejshëm dhe se tani më janë përgatitur aktivitete dhe masa të reja që janë pjesë e Udhërrëfyesit të azhurnuar.