Kosovë, Thaçi informon depuetët për takimin me Daçiç

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të raportojë sot në Kuvend për takimin e tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit të hënën.Thaçi dhe Daçiç janë takuar më 19 tetor në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Takimi i tyre është mbështetur nga ndërkombëtarët, ndërsa në Prishtinë ka nxitur protesta të Lëvizjes Vetëvendosje.Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se dialogu është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve, por duhet respektuar fuqishëm parimin e dialogut ndërmjet dy shteteve sovrane.