Gazetari grek del sot para Gjykatës

Ndërsa sot do të dalë para gjykatës me akuzën se ka shkelur privatësinë, gazetari grek Kostas Vaxevanis që bëri lëmsh Greqinë duke publikuar një listë emrash që  dyshohen se nuk kanë paguar taksat, thotë se ata që duhet të hetohen janë politikanët grek."Tre qeveritë e fundit kanë mashtruar dhe janë tallur me popullin grek me këtë listë"   tha  Vazevanis në një intervistë për BBC ."Ata  ishin të detyruar ti kalonin këto emra  në parlament ose në sistemin e drejtësisë , por nuk e bënë këtë  se do shkonin vetë  në burg" tha 46 vjeçari.Sa i përket  arrestimit të tij me akuzën  për shkelje të mbrojtjes së të dhënave personale si dhe për shkelje të të drejtave të personalitetit të të prekurve,   Vaxevanis  kritikon  veprimin e  autoritetetve që sipas tij  duan t'i mbyllin gojën shtypit.Të gjithë emrat gjenden në  listen Lagarde-s  thotë Vaxevanis janë të gjithë të përfshirë në evazionin fiskal.Në fund të vitit 2010, ish-ministrja franceze e Financave, Kristin Legarde, tani presidente e FMN-së, ia dha informacionin homologut të saj grek në atë kohë, Jorgo Papakonstantinu. Në dëshminë e tij këtë muaj para Parlamentit ai fajësoi hetuesit specialë për krimet financiare të Greqisë, që kishin dështuar në ndjekjen e hapave pas marrjes së informacionit. Kur u largua nga detyra, Papakonstantinu ia kishte dorëzuar listën pasardhësit të tij, lideri të Partisë Socialiste, Evangelos Venizelos, i cili drejtoi Ministrinë e Financave në mesin e vitit të kaluar, kur Greqia ishte afër falimentimit.Fillimisht Venizelos ka mohuar se ka dijeni për listën, por një kopje e saj i ishte dorëzuar Kryeministrit grek muajin e kaluar.Venizelos tha se nuk kishte vepruar mbi emrat e kësaj liste, pasi avokatët i kishin thënë se informacioni ishte siguruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe nuk mund të përdorej.Mediat greke kanë ngritur dyshime nëse përmbajtja e asaj liste mund të ishte transformuar që atëherë dhe ministri grek i Financave, Janis Sturnaras, ka kërkuar versionin origjinal të listës nga autoritetet franceze me kërkesë të prokurorëve grekë.