Daçiç: Deri në fund të mandatit, zgjidhje finale për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se Qeveria dhe Presidenti serb janë të gatshme të gjejnë zgjidhje përfundimtare për Kosovën deri në fund të mandatit dhe ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi me siguri do të mbahet më 7 nëntor.Daçiç ka thënë pas takimit me drejtorin e Drejtorisë për Shtrirje të BE-së, Stefano Sanino, se BE dhe bashkësia ndërkombëtare e dinë saktë se çfarë mundet Serbia dhe çfarë jo dhe se ajo është e gatshme për një projekt shumë më ambicioz lidhur me Kosovën, se sa e propozon vet Komisioni i Europës.“Ne vërtetë konsiderojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet t’i zgjidh gjenerata jonë, që nënkupton se në këtë mandat të Qeverisë dhe Presidentit t’i zgjidhim të gjitha çështjet kyçe – negociatat për anëtarësim në BE dhe çdo gjë të ndërlidhur për Kosovën”, ka theksuar Daçiç. Ai ka thënë Serbia është e gatshme për zgjidhje finale. Daçiç ka theksuar se është i gatshëm që në Bruksel me Thaçin të bisedojë edhe për temat më të vështira.Kryeministri serb ka thënë se ndërmjetësia e BE në bisedime, përfaqësuesja e lartë Ketrin Eshton ka theksuar se nuk do të imponohen temat për bisedime dhe për çdo gjë që do të dakordohen të dy palët në negociata do të përqafohet nga Komisioni Evropian, respektivisht BE.“Besoj do të bisedohet mbi temat e ndryshme. Me siguri është zakon që të nisemi nga temat më të lehta, por nuk ikim nga bisedimet mbi temat më të vështira. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë jo vetëm mbi energjinë elektrike dhe telefoninë, veç edhe mbi zgjidhjen përfundimtare”, ka ripërsëritur Daçiç.Ai ka thënë se Serbia do t’i zbatojë të gjitha reformat dhe të gjitha kritikat që i ka paraqitur KE në raport po shqyrtohen dhe po punohet për eliminimin e të metave.“Nuk do të lejojmë të shkojmë të takohem me Thaçin e që raporti i KE të jetë negativ, për shkak se dikush në ministrinë e vet nuk ka bërë diçka, dhe këtë nuk duhet lënë rastit”, ka deklaruar ai.Zyrtari i BE, Sanino ka rekomanduar se KE është shumë i kënaqur me mënyrën se si ka filluar dialogu me takimin e Thaçit dhe Daçiçiç, në Bruksel. Ai nuk ka dashur të komentojë në veçanti dialogun, sepse atë e ndërmjetëson zonja Eshton, por ka theksuar se KE dëshiron të shoh normalizimin progresiv të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.“Nuk jemi këtu për të imponuar kushte, por të punojmë për qëllimin e përbashkët që Serbia të bëhet anëtare e BE”, ka rekomanduar Sanino.