Mjaft i besuat produkteve që ju premtojnë se do jua bëjnë poret më të vogla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2016, 17:34
Një artikull i ri nga Kathleen Hou për The Cut ka vërtetuar atë që gjithmonë ne kemi patur frikë të dëgjojmë: ju nuk mund t’i zvogëloni poret e lëkurës suaj.Sipas shkrimit të Hou, të zhdukësh poret e mëdha nuk është një opsion për ne.Poret janë gjenetike dhe madhësia e tyre në lëkurë ndryshon teksa rritemi e plakemi, prandaj ne nuk mund t’i “hapim e ti mbyllim ato”.Megjithatë, ka ende shpresë për t’i bërë ato të mos duken shumë. Dr. Whitlney Bowe sugjeron të hiqni make up-in para se të flini,të përdorni krem kundra diellit dhe të siguroheni që lëkura juaj të qëndrojë gjithmonë e pastër.Gjithashtu duhet të “rifreskoni” lëkurën tuaj : është mirë ta hiqni shtresën me qeliza të vdekura pasi shmang bllokimin e poreve./Oranews.tv/