Studimi i ri: Ja pse disa femra nuk kalojnë në orgazmë gjatë seksit

Një studim i ri ka zbuluar mitin se pse disa femra nuk mund të arrijnë në orgazmë gjatë seksit duke theksuar rolin e rëndësishëm të anatomisë së trupit të tyre.Aftësia e meshkujve për të përjetuar një orgazëm vjen si pasojë e balancës midis sistemit nervor parasimpatik i cili kontrollon trupin kur është duke pushuar, dhe sistemin nervor simpatik i cili ngacmon mekanizmin “lufto ose fluturo”, sipas studiuesve.Por për femrat,anatomia e trupit të tyre dhe se si penisi apo stimulant të tjerë hyjnë në trup është më e rëndësishme, shpjegon Dr. Elizabeth Emhardt nga Universiteti i Mjekësisë Indiana.“Eksperiencat seksuale supozohet të jenë në kontrollin tënd bazuar në sjelljen tënde: vetbesimin tënd, aftësinë tënde për të besuar dhe sinqeritetin tuaj”- shprehet ajo për Independent.Studimi tregoi se diferencat në anatominë seksuale janë baza për diferencat në eksperiencat seksuale.Sipas Emhard njerëzit nuk mund të jenë në kontroll të eksperiencave të tyre seksuale aq shumë sa ne mendonim.“Orgazmat janë një fenomen kompleks që pëerfshin ndryshime psikologjike dhe anatomike”- shton ajo./Oranews.tv/