Radhë të gjata në poliklinikën qëndrore të Vlorës

Radhë të gjata në poliklinikën qëndrore të qytetit të Vlorës. Qytetarët thonë se rrinë në pritje me orë të tëra për të marrë shërbimin e kërkuar.Mes qytetarëve në radhë ka edhe emigrantë që thonë se nga vonesat për të kryer vizitën tek mjeku specialistë, rrezikojnë të humbasin vendin e punës në shtetin ku jetojnë.Me zerimin e tarifës së vizitës, është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve që kërkojnë të vizitohen në poliklinikën e Vlorës. Shkak për rritjen e numrit të vizitave janë edhe qytetarët që kërkojnë të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentacion për leje drejtimi të automjeteve.vlore2 vlore/Oranews.tv/