Shkencëtarët: Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se ata që hanë mish
Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se personat që konsumojnë mish, megjithëse mund të pijnë më pak alkool apo cigare apo të jenë më shumë aktivë fizikisht, thotë studimi i ri.Shkencëtarët nga Universiteti i Mjekësisë Graz në Austri zbuluan se dieta e vegjetarianëve, e karakterizuar nga niveli i ulët i yndyrnave të ngopura e kolesterolit dhe e pasur me fruta, perime e drithëra shton rrezikun për kancer, alergji si dhe probleme me shëndetin mendor si depresioni apo ankthi.Studimi përdori të dhënat nga sondazhet e Austrian Health Interview Survey për të ekzaminuar ndryshimet e rutinës dhe stilit të jeteësës së vegjetarianëve e mish ngrënësve.Nga 1320 persona me moshë, seks dhe status socialekonomik të njëjtë, të cilët u përfshinë në studim, 330 rezultuan vegjetarianë, 330 që konsumonin mish por dhe shumë fruta e perime, 300 konsumatorë normalë por që hanin pak mish dhe 330 persona që kishin një dietë të pasur me mish.Sipas studimit vegjetarianët konsumonin më pak alkool dhe kishin përmasa trupore më të vogla por megjithatë ishin në një gjendje më të dobët fizike dhe mendore.Ata që hanin më pak mish gjithashtu ndiqnin praktika më pak të shëndetshme: shmangin takimet me doktorin , check-upin apo vaksinat./Oranews.tv/