Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë
Shkencëtarët janë në prag të një zbulimi të madh duke krijuar një pilulë që i shton jetës tonë disa dekada më shumë.Pilula kundër plakjes është më afër se kurrë pasi ekspertët kanë identifikuar një proteinë që është përgjegjëse për rritjen e moshës tonë.Molekula në fjalë njihet si GSK-3 sipas një studimi të udhëhequr nga shkenctarë të Universitetit të Londrës.Në një eksperiment të kryer me mizat e frutave, skuadra e studiuesve zbuloi se proteina GSK-3 mund të ndalohet duke ulur dozat e litiumit.Si rezultat jetët e insekteve u zgjatën me 16%.Shkenctarët shtojnë se proteina mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e sëmundjeve si Alizemra ose ajo e Parkinstonit.“Jemi të entuziasmuar për GSK-3. Kjo do të thotë që të gjithë llojet e sëmundjeve të lidhura me plakjen mund të ndalohen në një të ardhme të afërt”- shprehet për express.co.uk Dr. Jorge Ivan Vastillo-Quan.
/Oranews.tv/