Dhjetra fëmije në spitalin e Lezhës të prekur nga virozat e stinës

Luhatjet e temperaturave kanë shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stines në Lezhë.Në pavionin e pediatrisë pothuajse të gjithë shtretërit janë të zënë nga numri i lartë i fëmijëve të sëmurë. Rreth 30 të mitur në ditë vizitohen tek mjeku pediatër. Ky i fundit bën me dije se ditet në vijim numri i të prekurve nga virozat pritet që të arrijë pikun.Për ta kaluar sa më lehtë virozën e stinës, mjeket këshillojnë përdorimin e sa më shumë lëngjëve dhe shmangien e qëndrimit në diell./Oranews.tv/