Studimi i fundit: Një aspirinë në ditë mban vdekjen larg
Shërbimet Parandaluese të Task Forcës në SHBA kanë publlikuar një deklaratë finale rekomanduese ditën e hënë duke thënë se një aspirinë në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovuskulare dhe kancerit në zorrën e trashë.Task Forca zbuloi se njerëzit nga mosha 50 deri 59 vjeç të cilët janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovuksulare, mund të ulin rrezikun për atak në zemër dhe kancer në zorrën e trashe duke pirë një aspirinë në ditë.Ata gjithashtu zbuluan se personat midis moshës 60 dhe 69 gjithashtu mund të përfitojnë por filimisht duhet të konsultohen me mjekun e tyre.Nga studimi rezultoi se nuk kishte prova mjaftueshme për të përcaktuar përfitimet dhe dëmet e përdorimit të aspirinës te njerëzit më të rinj se 50 apo më të vjetër se 69.“Terapitë me doza të vogla aspirine kanë vërtetuar shumë përfitime duke përfshirë parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin kolektoral,”- shprehet Dr Biswajit Kar, mjek në Qendrën e Sëmundjeve të Avancuara Zemrës Memorial Hermann për CNN.Kjo është hera e parë që task forca ka rekomanduar aspirinën si zgjidhje për të ndaluar sëmundjet kardiovuskulare dhe kancerin në zorrën e trashë për këto grup mosha./Oranews.tv.