Ja se si dielli i mëngjesit ju ndihmon të humbisni në peshë
Sipas studimit të ri të Universitetit të Çikagos dielli i mëngjesit mund t’ju ndihmojë të bini në peshë.Nga 54 persona të cilët u ekspozuan në dritën e diellit të mëngjesit për shtatë ditë rresht dhe mbajtën një ditar të rregullt të ushqimit të tyre, ata që e bënë këtë edhe më gjatë, humbën më shumë peshë, pavarësisht diferencës në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre.Sipas studiuesve, dy janë arsyet:E para, ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën e brendshme biologjike, e cila, pason në një gjumë të rregullt e natyral që ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien në peshë.Së dyti, drita e mëngjesit, nga natyra, është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes. Kjo sepse sasia e dritës blu në të është më e madhe, dhe është pikërisht drita blu ajo që ndikon më shumë në ritmet çirkadiane.Rekomandohet që të qëndroni 20- 30 minuta nën dritën e diellit gjatë orës 08:00- 12:00 që të humbisni më shumë në peshë./Oranews.tv/