Doni të humbisni në peshë? Hani çokollata dhe pini verë

Mund të duket si gjëja e fundit që duhet të bëni, por tani të gjithë ata që duan të humbasin në peshë duhet të hanë më shumë çokollata, djath e të pijnë më shumë verë.Industria britanike e dietës ka arritur një vlerë prej 2 miliard paund me studimet e fundit të cilat tregojnë se 45% e njerëzve tentuan të dobësoheshin vitin e kaluar.Megjithatë duket se asgjë nuk ka funksionuar pasi popullsia e Britanisë së Madhe është tre herë më shumë mbipeshë se sa ishte në vitin 1980.Një shkencëtar në Kolegjin King të Londrës tha se mungesa e suksesit në humbjen në peshë varet nga një injorimi i një faktori kyç: mikrobet në zorrë.Tim Spector, professor i Epidemologjisë Gjenetike shprehet se në zorrët tona gjenden rreth 1.8 kg mikrobe.Çfarë duhet të jetë në menunë e dikujt që duhet të humbasë disa kalori?Prof. Spector rekomandon çokollatë, verë, kafe dhe djath.Sipas tij mikrobet në zorrën tonë mund të ndikojnë në proçeset jetësore të trupit tonë, duke përfshirë dhe shtimin në peshë./Oranews.tv/