Ja se si kur bëni banjo dielli ulni nivelin e vitaminës D
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2016, 13:52
Megjithëse na është sugjeruar vazhdimisht të qëndrojmë në diell për të rritur nivelin e vitaminës D, një studim i ri tregon të kundërtën.Sipas tij të bësh banjo dielli për një kohë të gjatë ul nivelin e këtij elementi në trupin tonë.Studiuesit zbulojnë se njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj diellit në jetën e përditshme dhe kanë lëkurë të errët, kanë mungesë të vitaminës D.Ata besojnë se pigmenti çirohet kur ne nxihemi në plazh dhe kjo mund të bllokojë prodhimin e vitaminës në lëkurë.Vitamina D është e domosdoshme për kocka të shëndetshme, dhe mungesa e saj bën që ato të jenë të buta e dobëta madje të çojë dhe deri në deformimin e tyre./Oranews.tv/