Cilat janë 10 ushqimet për një zemër sa më të shëndetshme
Nësë ke një dietë të ekuilibruar atëherë ke gjetur çelsin për një shëndet të mirë. Duke e pasuruar dietën tuaj me perime, vajra dhe drithëra mund të bëni një ndryshim për shëndetin, veçanërishit për zemrën tuaj. Dietologia e huaj, Sarah Flower, ka bërë një renditje për 10 ushqimet që ju duhet ti përfshini në dietë për të mbajtuar zemrën sa më të shëndëtshme dhe larg sëmundjeve.AvokadoPërmban vitaminën B6, dhe ndihmon në rregullimin e hormoneve.
Frutat e thataNësë merrni një sasi të caktuar frutash të thata çdo ditë atëherë do të keni efekte pozitive në mirëqënien e përgjithshme të trupit.
DomatetAto janë të pasura me antioxidantë dhe ndihmojnë në mënyrë aktive për të mbrojtur kundër presionit të lartë të gjakut.
Çokollata e zezëÇokollata e zezë ul presionin e gjakut dhe djeg në mënyrë efekrive yndyrën dhe rregullon metabolizmin.
Portokalli i shartuar me shegëPërmban vitaminën C dhe të ndihmon për të balancuar presionin e gjakut dhe ul kolesterolin.
HudhraHudhrat përmbajnë një sërë vitaminash dhe antioksidantë, që në këtë mënyrë të ndihmojnë për zemrën. Hudhra ul gjithashtu kolesterolin dhe mban konstat presionin e lartë të gjakut.
Çaji JeshilÇaji jeshil është i njohur për efektet e tij antioksiduese, dhe kjo mund të ndihmojë për të mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.
Vaji i peshkutVajin e peshkut , mund ta gjeni tek salmoni, sardelet, të cilat janë të pasura me Omega 3. Rekomandohet që ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës të rrisin ushqimet që përmbajnë Omega 3 për të përmirsuar shëndetin e zemrës.
KanellaKanella ndihmon për të balancuar sheqerin në gjak dhe në uljen e presionit të gjakut .
Burimi: Hello