Sot zgjedhjet në Serbi, votohet edhe në Kosovë

Qytetarët serbë do të ushtrojnë gjatë ditës së sotme të drejtën e tyre të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Qëndrat e votimit janë hapur rreth orës 7:00 mëngjesit dhe do të presin votues deri në orën 20.00 të mbrëmjes. Të drejtën për të votuar në këto zgjedhje e kanë afri 6.700.000 qytetarë.Në këtë garë kanë marrë pjesë 20 parti politike, ku favoritja për të fituar është Partia Progresive Serbe, e cila kryesohet nga Alexandar Vucic. Parlamenti i Serbisë ka gjithësej 250 vende, dhe kjo do të jetë legjislatura e 11-të që prej prezantimit të sistemit shumë-partiak.Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës. Në territorin kosovar janë ngritur 90 qëndra votimi të cilat janë shpërndarë në 21 zona të ndryshme.