Rusia nuk njeh Kosovën, por nderon himnin dhe flamurin (VIDEO)

Fitorja e Majlinda Kelmendit në Kazan të Rusisë, ka bërë që ky kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës të nderojë himnin dhe flamurin e shtetit më të ri të Evropës.Derisa është ngritur në piedestal, Kelmendi dhe publiku në arenën ku po mbahet kampionati evropian kanë dëgjuar himnin e Republikës së Kosovës, transmeton koha.net.Garda ushtarake i ka bërë nderim flamurit deri sa ai po ngrihej.