Eurovizioni, sherr mes Shqipërisë dhe Serbisë

Në prapaskenat e gjysëm filanes së Eurozovizionit ku merrte pjesë Shqipëria ka plasur sherri mes gazetarëve shqipëtarë dhe këngëtares serbe, e cila fitoi festivalin e Eurosong në vitin 2007. Marija Sherifoviç ka fyer gazetarët shqiptarë si dhe përfaqësuesit e vendit tonë në këtë kompeticion, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.E pranishme në konferencën për mediat ajo ka reaguar ashpër kur gazetaret shipetare kanë pyetur palën serbe se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi.Këngëtarja, ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, "Kurir". "Shihni se si dukeni ju",- ka thënë Sherifovic. Këngëtarja nëpërmjet rrjetit social Twitter ka vazhduar ofendimet dhe per përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar "Pse ulëret, idiot i shpupurisur", koment ky i cili ka gjetur vend më pas në mediat në Beograd.Koncerti i 58 i Eurovizionit arrinë sot në natën finale të këngëve të përzgjedhua nga e gjithë Europa. Ndërsa ekipi shqipëtar nuk arriti të kalonte në fazen e pare te zgjedhjeve.Rreth 125 milionë njerëz në mbarë botën pritet të ndjekin finalen e të shtunës në darkë në Malmo të Suedisë. Fituesja e vitit 2012 ishte gjermanja Loreen.Në Festivalin Europian do të marrin pjese 26 vende të zgjedhura nga e gjithe Europa në dy netët e mëparshme. Njëzet prej shteteve u zgjodhën në dy netët e gjysmë-finales, si dhe pesë shtetet që hyjnë drejtpërdrejtë si Britania, Franca, Gjermania, Spanja ,Italia, dhe Suedia pasi është organizatorja.Për herë të parë këtë vit nuk është mbajtur shorti për rradhën që do të dalin në skenë këngëtaret e 26 vendeve pjesëmarrëse në finale, pasi shteti organizator televizioni suedez SVT ka përcaktuar vetë radhën e shfaqjes së vendeve.