Zgjedhjet në Universitete, 170 vëzhgues dhe policia monitorojnë procesin

Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin, i janë drejtuar sot qëndrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Universiteteve.Nëpërmjet votës do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh.Në Universitetin  e Tiranës vullneti i akademikëve dhe studentëve që në këtë vit përfaqësojnë 10% të peshës së votës, do të shprehet në 33 qëndra votim, vendosur në fakultetet përkatëse.Majlinda Keta: Po respektohet heshtja zgjedhore e ditës së sotme për të hapur në mënyrë të suksesshme procesin e votimit. Janë 33 qendra votimi në të gjithë Universitetin e Tiranës. hapet në orën 8:00 dhe mbyllet në orën 16:00Drejtuesja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve Majlinda Keta tha se baza materiale, kutitë, fletet e votimit dhe elementët e sigurisë janë gati dhe se shpërndarja e tyre në fakultet përkatëse do te kryhet sot pasdite.Majlinda Keta: Universiteti i Tiranës është në një gatishmëri të plotë sa i përket organizimeve brenda strukturave zgjedhore, komisionet zgjedhore të fakulteteve dhe qëndrat përkatëse të votimit. Ato janë të ngritura në infrastrukturë fizike në pritje që pasditja e sotmja dhe gëdhirja e të mërkurës të fillojë me marrjen e bazës materiale.Procesi i votimit dhe i numërimit do të monitoheret nga 170 vëzhgues mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Sheteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë.Komisioni, ka kërkuar bashkëpunimin e policisë së Tiranës për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit.Drejtuesit e universiteteve zgjidhen nje here ne 4 vjet. Ligji i ri arsimit të lartë i kufizon rektorët dhe dekanët deri në dy mandate dhe përcakton kritere të reja mbi vetefinancimin e Universiteteve një çështje që duket se e ka bërë edhe më të fortë garën aktuale./Oranews.tv/