Arrestohen në Shkup tre gazetarë nga Kosova
Tre gazetarë nga Kosova janë arrestuar nga policia maqedonase pas ndonjë motiv të qartë. Gazetarët e arrestuar janë Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini.Gazetarët punojnë për Gazetën Express në Prishtinë dhe sipas saj, ata janë arrestuar vetëm pse kanë xhiruar para ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë në Shkup.Ekipi i Gazetës ka qëndruar sot në Maqedoni, respektivisht në Kumanovë dhe Shkup, për xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.Gazeta pretendon se arrestimi ka ndodhur pavarësisht se autoritetet maqedonase se qëllimi i udhëtimit janë xhirimet.Gazeta Express thotë se i ka njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë Ambasadën e Kosovës në Shkup dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, rreth rastit./Ora News/