Kreu i opozitës ruse në seancën e fundit të gjyqit

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ndodhet në Kirov për seancën e fundit në gjyqin e tij të korrupsionit. Ai thotë se akuzat janë hakmarrje ndaj fushatës së tij kundër presidentit Vladimir Putin.Avokati dhe veprimtari kundër korrupsionit, 36-vjeçari Aleksei Navalny, është akuzuar se ka kryesuar një grup kriminal që ka përvetësuar lëndë druri me vlerë 500 mijë dollarë nga një kompani në pronësi të shtetit kur punonte si këshilltar i guvernatorit të Kirovit në vitin 2009.Navalny këmbëngul se akuzat janë hakmarrje ndaj demaskimit që ai i ka bërë korrupsionit në nivele të larta  si dhe ndaj fushatës kundër presidentit Vladimir Putin dhe partisë së tij.Duke folur në Kirov, veprimtari i opozitës Boris Nemstov kritikoi sistemin rus të drejtësisë dhe akuzoi Presidentin Putin për ndikim në vendimin e gjyqit."Këtu kemi të bëjmë me një person që vesh mantelin e gjyqtarit, por që nuk është gjyqtar. Vendimi për fatin e Navalny-t është marrë nga Putin," tha veprimtari i opozitës.Duke folur për gjyqtarin Sergei Blinov në gjykatën e Kirovit, zoti Navalny tha se ky gjyq është pre e korrupsionit dhe e ndërhyrjeve."Nuk ka mënyrë tjetër për ta shpjeguar këtë përveçse si trysni mbi mua dhe mbi mbrojtjen time si dhe me synimin e disa njerëzve, ende të panjohur për mua, për të zbuluar taktikat dhe planet tona të mbrojtjes," tha Navalny.Nëse shpallet fajtor, kreu i opozitës ruse, Navalny mund të përballet me deri në 10 vjet burg, dhe të ndalohet të kandidojë për funksione publike.Navalny kishte shpallur më parë se synonte të kandidonte për president.