SHBA, burg përjetë doktorit të abortit

Një gjinekolog u dënua me tre burgime të përjetshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vrau te pakten tre foshnje të padëshiruara nga prindërit menjëherë pas lindjes.72-vjeçari Kermit Gosnell pranoi fajin, në një marrëveshje që i kurseu dënimin me vdekje.Ai u dënua me dënim të përjetshëm për secilin prej tre vrasjeve të vërtetuara, ndonëse dyshohet që mund të jetë përgjegjës edhe për të tjera vrasje.Përveç vrasjes së foshnjeve, ai u dënua edhe me pesë vjet shtesë, për vrasjen nëpërmjet mbidozës së një pacienteje.Gosnell ka realizuar me mijëra aborte gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, shumë prej të cilëve në shkelje ligjore, përtej kufirit prej 24 javësh pas ngjizjes, në të cilën lejohet aborti në Pensilvani.Shkalla e vërtetë e aktivitetit kriminal të “gjinekologut të vdekjes” është e panjohur plotësisht.Gjatë gjykimit, u provua se si ai kishte asistuar në lindjen e gjallë të foshnjeve, të cilat i vriste duke përdodur një palë gërshërë, për të prerë shtyllën e tyre kurrizore.Katër akuza të tjera për vrasje foshnjesh ranë, për shkak të mungesës së provave.