Barça planifikon 6 largime dhe 4 afrime
Barcelona do e nis merkaton nga largimet dhe më pas do të hidhet në sulm për të afruar lojtarët që synon. Media katalanase ka bërë një listë të atyre që kanë bërë gati valixhet për të provuar një aventurë të re sezonin e ardhshëm, dhe janë të paktën gjashtë lojtarë të ekipit të parë.Victor Valdes është i pari që do të lërë skuadrën Katalanase në përfundim të sezonit. Portieri pritet të provojë një aventurë të re në kampionatin anglez, ku dhe është shprehur qartë se dëshiron të luajë.Pas Valdes vjen David Villa i cili këtë vit mbush 32 vjeç dhe nuk garanton një kontribut shumë të gjatë për skuadrën. Pavarësisht eksperiencës dhe aftësisë për të shënuar, ai është thuajse i larguar. Dhe së fundmi kërkohet nga Milan. Alexis Sanchez është një tjetër sulmues që pritet ti japë lamtumirën katalanasve. Dëmtimet e shpeshta dhe mosaktivizimi e kanë penguar që të shkëlqejë. Juventusi po këmbëngul që ta rikthejë në Serinë A, dhe Barça duket e gatshme ta shesë sulmuesin e saj për një shifër të kënaqshme. Në listën e largimeve janë edhe mbrojtësi Mark Bartra e Xhonatan Dos Santos, të dy këta edhe pse të rinj duket se nuk e bindin Titto Vilanovën për të ardhmen. Ndërsa Erik Abidal edhe pse po kërkon hapur rinovimin dhe qëndrimin, duket se ka ardhur koha që Barcelona t'i japë fund "mëshirës" për të. Përveç largimeve drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar edhe emrat e rinj që do ti bashkohen skuadrës. Ndër më të lakuarit është emri i Neymar, por nuk mbesin prapa edhe qendërmbrojtësi i Dortmund, Humels, dhe ai i Chelsit, David Luis. Por edhe mesfushorët Gyndogan e Rojs që të dy vinë nga skuadra e Dortmund e cila këtë vit ka paraqitur një futboll spektakolar me lojtarë të rinj dhe të talentuar.