Bayern Munchen përgënjeshtron interesimin për Neymar dhe Rooney
Lajmet e fundit që flisnin për një interesim të Bajern Mynih për dy lojtarët Neymar dhe Runei, duket se janë vetëm spekullime mediatike. Vetë drejtuesit e skuadres bavareze kanë përgenjështruar këtë fakt duke thënë se skuadra e tyre nuk ka ndër mend të blejë as Uejn Runin nga Mançester Junajtid e as Neimar nga ekipi Brazilian i Santosit. Ndonëse dy futbollistët janë përfolur ditët e fundit si alternativa që i interesojnë Guardiolës, bavarezët kanë qartësuar gjithçka duke deklaruar publikisht se kjo hipotezë as nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë në të ardhmen."Nuk e di se çfarë mund t'i sjellë Runi Bundesligës", ishte mesazhi i lëshuar nga drejtori sportiv i Bajern Mynih, Matias Samer. "Ne kemi respekt të madh për Uejn Runin por nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe ai nuk është në axhendën tonë. Ka deklaruar një nga njerëzit kryesor që merret me merkaton e Bavarezve.Më pas, ka qenë zëdhënësi për shtyp i skuadrës gjermane, Markus Horovik që ka siguruar se lajmi për blerjen e mundshme të Neimar ishte një spekulim i mirëfilltë."Këto histori nuk kanë asnjë lloj baze. Kjo është një shpikje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë informacion", tha ai, duke hedhur poshtë spekulimet e orëve të fundit që vinin nga Brazili se lojtari do t'i bashkohej bavarezëve me dëshirën për t'u stërvitur nga Pep Guardiola.Spekulimi në fjalë vinte nga ish-zëvendëspresidenti i Santos, Vicente Kashione, i cili ditë më parë kishte bërë një deklaratë të papritur ku thuhej. "E ardhmja e Neymar nuk do të jetë Spanja as Barcelona dhe as Real. E ardhmja e tij është në Gjermani", ishte deklarata e drejtuesit të klubit brazilian që tashmë është kthyer në politikan.