Tërmeti në Ekuador, shkon në 350 numri i viktimave, ende shenja jete nën rrënoja

Ka shkuar në 350 numri i viktimave në Ekuador si pasojë e tërmetit më të rëndë që ka goditur vendin që prej vititt 1979. 2078 të tjerë janë plagosur teksa auroritet i tremben rritjes së mëtejshme të numrit të viktimave pas 24 oreve të para. Presidenti i vendit Rafael Correa tha se ka ende shenja të jetës nënn rrënoja, duke premtuar shëptimin e sa më shumë jetëve. Kanë nsiur edhe ndihmat e para nga vende të ndryshme.Vijon të rritet numri i viktimave si pasojë e tërmetit më të fuqishëm në dekada që goditi të shtunën Ekuadorin. Deri tani 350 persona kanë humbur jetën dhe 2078 të tjerë janë plagosur, teksa autoritetet i tremben rritjes së mëtejshme të numrit të viktimave. Kur kanë kaluar 24 orë, të mbijetuarit kërkojnë dëshpërimisht të afërmit e tyre nën rrënoja. Ata thonës e dëgjojnë zerat e tyre nga poshtë ndërtesave të shembura dhe ndihen të pafuqishëm ti shpëtojnë. Presidenti i vendit Rafael Correa pasi konformoi shifrat e reja tha se ka në prioritet shpëtimin e sa më shumë jetëve."Më shumë se 24 orë kanë kaluar që nga tërmeti megjithat ka shenja të jetës në pjesën më të madhe të rrënojave dhe ne kemi prioritet të shpëtojmë sa më shumë jetë", tha Correa, duke shtuar se 10 mijë ushtarë dhe 4,500 oficerë të policisë kombëtare janë mobilizuar ën operacionet e shpëtimit.Gjithashtu 600 milione dollarë kredi janë aktivizuar menjëherë në zonat e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryqi i Kuq ekuadorian ka mobilizuar më shumë se 800 vullnetarë dhe staf, teksa organizata mjekët pa kufij do të dërgojë një ekip nga Kolumbia. Venezuela, Kili dhe Meksika e Spanja kanë dërguar personel dhe furnizime për të mbijetuarit e tërmetit në Ekuador.Gjithashtu Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka ofruar ndihmë. Me magnitutë 7.8 ballë, tërmeti goditi brigjet e Paqësorit të shtunën dhe u ndje në të gjithë rajonin e andeve me 16 milionë njerëz.Autoritet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 6 provinca të vendit. Dëmët janë të jashtëzakosnhme, shtëpi të shkatërruara dhe shumë zona pa energji elektrike dhe pa ujë.