Tërmeti në Japoni, ushtria amerikane ofron ndihmë për operacionin e kërkim-shpëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 08:05
Forca ushtarake amerikane janë angazhuar në ndihmë të përpjekjeve të shpëtimit në Japoni pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin.Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje për operacionet e transportit të viktimave me rrugë ajrore.Kryeministri japonez Shinzo Abe e ngriti në 25 mijë vetë numrin e ushtarëve nga Forcat e Vetëmbrojtjes të angazhuara në operacionet e shpëtimit në ishullin Kyushu.Operacionet kanë hasur në vështirësi nga moti i keq, ndërkohë që dhjetëra vetë mendohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave. Vendi vazhdon të ndjejë pasgoditje nga aktiviteti sizmik,Të paktën 41 persona gjetën vdekjen, 11 të tjerë figurojnë të zhdukur dhe mendohet se janë vrarë nga rrëshqitja e dheut, ose janë bllokuar nën rrënoja.Ndërkohë mbi 800 persona u lënduan nga dëmet që shkaktuan tërmetet e njëpasnjëshme të regjistruara që të enjten.