Tenton të vjedhë një banesë, arrestohet në flagrancë autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 09:29
Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 26-vjeçar me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë.Redion Rami u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë tentuar të vjedhë banesën e shtetases S.Ç, 37 vjeçe.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.