Ish-luftëtarët e UÇK-së sot në protestë, i kërkojnë Qeverisë të realizojë premtimet

Mos-formimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë bërë që ish-ushtarët e UÇK-së të organizohen për protestë.Për këto dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës sot në orën 12:00 do të mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i ka thënë KosovaPress-it se nëse ekzekutivi nuk u përgjigjet ankesave të protestuesve, atëherë do të diskutohet për protesta të radhës, për të cilat tha se mund të mos kalojnë të qeta.

Qeriqi bëri të ditur se organizimi i sotëm është një paralajmërim për Qeverinë, pra një protestë paqësore që pritet të zgjasë një orë.