Vlorë, vizitorët e parë nisin plazhin

Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, janë vizitorët e parë të bregdetit të Vlorës.Pas rritjes së ndjeshme të temperaturave në zonën e Molit të Vjetër, apo pranë rrapit si njihet nga vlonjatët, janë shfaqur pushuesit e parë.Nuk kanë munguar edhe vizitorë nga Kosova, të cilët thonë se nuk janë marrë masa për ti paraprirë çeljes zyrtare të sezonit veror.Banor nga Kosova: Ende nuk është rregullu sa duhet. Se di nëse këtë sezon po bëhet gjë. Shumë pak po punohet. Unë kam apartamentin këtu. Shumë pak po punohet fatkeqësisht.Bregdeti i Vlorës është ndër më të preferuarit gjatë verës nga turistët vendas e të huaj. /Ora News/