Irani bllokon ‘ngrirjen’ e prodhimit të naftës
Prodhuesit e mëdhenj të naftës kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për “ngrirjen” e prodhimit të arit të zi.Propozimi ishte që të mos prodhohej naftë deri në muajin tetor. Prodhuesit kishin shpresuar se do të arrihej marrëveshja e parë në 15 vite, gjë që nuk u arrit.Shkak është Irani, i cili nuk pranoi vendimin e Arabisë Saudite, prodhuesit më të madh në botë dhe gjithashtu eksportuesi më i madh.Irani refuzoi kërkesën me shpresë se do të rikthejë pjesën e tregut të para sanksioneve. Kufizimet iu hoqën këtij vendi në muajin janar të këtij viti.Takimi i Dohas së Katarit i bënte thirrje 18 vendeve që të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbajtur një nivel të caktuar të çmimit të naftës në rreth 60% për fuçi.Sipas Reuters, Arabia Saudite kishte kërkuar nga të gjithë anëtarët e OPEC-ut për të marrë pjesë në bisedime, pavarësisht se kishte këmbëngulur më herët për të përjashtuar Iranin, rivalin e saj politik në rajon.Megjithatë, shpresat për një marrëveshje janë ende në horizont./Ora News/