Presidenti: Hiqni dorë nga tharëset e flokëve (thirrja fsheh fakte tragjike)
Venezuela ka vendosur të shpallë për të paktën dy muaj pushim edhe ditën e premte, duke e çuar në tre ditë në javë ditët e pushimit.Vendimi ekstrem i presidentit Nicolas Maduro vjen për shkak të kolapsit të rëndë energjetik që ka përfshirë vendin dhe synimi është kursimi i energjisë, por nga ana tjetër kjo do të thotë më pak punë.Kështu, të gjitha institucionet shtetërore do të jenë të mbyllura gjatë së premtes.Kolapsi ekonomik i vendit nuk mbaron këtu. Presidenti u ka bërë thirrje miliona grave që të heqin dorë nga tharëset e flokëve.Maduro tha se temperaturat janë të larta dhe kjo është e mjaftueshme për të tharë flokët jashtë. Ai kërkoi gjithashtu që edhe rrobat të thahen në ambientet e jashtme.Në fillim kërkesa u propagandua si mënyrë ekologjike, por shpejt u zbulua se ishte një vërtetë e hidhur për miliona njerëz.Venezuela përfiton rreth 70% të energjisë nga baza bimore. Thatësira e rëndë ka çuar në mungesë të ujit kudo. Kështu, bimët thuajse janë tharë dhe gjeneratorët prodhues nuk janë ndezur.Ndërkohë, rënia e çmimit të naftës në botë e ka goditur fuqishëm vendin e Amerikës Latine.Bizneset nuk duhet të kalojnë një nivel të caktuar konsumi dhe për këtë do të kontrollohen nga policia.Dyqanet janë të detyruara të fikin dritat. Kriza e urisë është përhapur në masë dhe racionet janë vendosur gjithashtu.Njerëzit po vdesin nga mungesa e ilaçeve, ndërsa furnizuesit kanë ndërprerë dërgesat. Inflacioni pritet të shkojë në 700%.Trazirat po thellohen dhe protestuesit përleshen vazhdimisht me policinë. Dhuna është në rritje të vazhdueshme dhe vrasjet janë bërë dramatike.Venezuela tashmë po hyn në tranzicion të ekonomisë së saj socialiste të themeluar nga i ndjeri Hugo Chavez. Fundi i socializmit me sa duket është i shpejt./Ora News/