Aksioni i Rrugores në fundjavë, 11 të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën përgjatë gjithë fundjavës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.Patrullimi është zhvilluar në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore duke përdorur Dragerat dhe Radarin.Si rezultat i kontrolleve mësohet se janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një shtetas tjetër për kundërshtim të punonjësit të Policisë.Ndërkohë blutë kanë pezulluar 56 leje drejtimi, nga këto 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 29 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur dhe 2 leje drejtimi te pezulluara për kalim të afatit.64 drejtues mjetesh u dërguan në Organin Administrativ Shtetëror, ndërsa u ndërmorën 19 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.Po kështu u këshilluan drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.