Në prag të sezonit, Bashkia e Shkodrës aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës
Me pastrimin e territorit kanë nisur përgatitjet për çeljen e sezonit turistik në Velipojë nga Bashkia e Shkodrës.Punonjës te administratës si dhe ndërmarrjet ne vartësi të saj sëbashku me dy shkolla të zonës u bënë pjesë e pastrimit të brezit ranor.Sipas drejtuesve të Bashkisë, është hartuar një program i veçantë për menaxhimin sezonit turistik në plazhin e Velipojës, ku janë përfshirë shumë institucione.Dritan Meta:Do të ketë hapa të tjerë që do të jenë edhe në funksion të rregullimit veç zonës së bregut ku jemi sot, edhe të disiplinimit dhe sistemit të hapësirave të tjera publike me qëllim që të krijojmë funksionalitet edhe gjatë kohës së pasdites.Njësia administrative Velipojë po përcakton me Bashkinë kriteret për vendosjen e çadrave e shezlloneve dhe pronarët e tyre do të bëjnë edhe pastrimin gjatë verës. Mark Laloshi: Në specifikimet teknike do tu lihet detyrë po këtyre stacioneve, po këtyre personave deri pas pedonales.Pas pedonales vazhdon pastrimin firma e pastrimit që do të kontraktohet nga ana jonë.Bashkia Shkodër synon që sezonin turistik ta hapë nga mesi i muajit maj.Ajo beson se këtë verë në Velipoje do të ketë më shumë pushues se në vitet e kaluara që kanë variuar nga 120-150 mijë dhe shpreson që tu krijoje kushte sa më komode pushimi.