Mbi 400 emigrantë mbyten në Mesdhe, anija ishte nisur nga Egjipti drejt Italisë

Tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut. Mbi 400 emigrantë, pjesa më e madhe nga Somalia, kanë humbur jetën në detin Mesdhe në përpjekje për të arritur brigjet italiane.Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare dhe konfirmuar edhe nga zyrtarë somalezë.Edhe Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni konfirmoi lajmin, por tha se priten ende detaje të ngjarjes.Sipas informacioneve të para, varka ishte nisur nga Egjipti, teksa 30 prej tyre mendohet se janë shpëtuar.Sakaq roja bregdetare italiane ka shpëtuar një tjetër varkë me qindra klandestinë, në bordin e së cilës u gjetën edhe 6 persona të vdekur.Organizata humanitare Save the Children i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mbrojë emigrantët dhe jo kufijtë.Sarah Tyler, përfaqësuese e organizatës, tha se forcimi i kufijve nuk ka gjasa të ndalë fluksin e mijëra njerëzve që largohen nga luftrat e Lindjes së Mesme, varfëria dhe mjerimi.Ngjarja e rëndë vjen pak orë para një vjetorit të tragjedisë më të madhe në Mesdhe, asaj të 18 prillit të 2015, ku 800 emigrantë të nisur nga Libia u mbytën ende pa prekur brigjet u jugut të Italisë. 2324