Athina me kritika ndaj Shkupit për menaxhimin e krizës së refugjatëve
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias, ka akuzuar Maqedoninë se ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe është treguar e paekuilibruar në menaxhimin e krizës me refugjatët.Gjatë një interviste për mediat greke, në pyetjen se sa kanë të bëjnë incidentet në Idomeni më marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë, mes tjerash Kozias ka thënë se Greqia e ka paralajmëruar Maqedoninë të mendojë mirë se si të veprojë në menaxhimin e krizës me refugjatët.Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionerit europian për Emigrantët dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopolus, në një deklaratë për mediat lokale tha se Maqedonia duhet t’u jap azil refugjatëve të cilët aktualisht ndodhen brenda territorit të saj.Kritikat e vazhdueshme mes politikanëve grek dhe atyre maqedonas, vijnë vetëm pak ditë para mbajtës së Samitit rajonal për krizën refugjatëve në Selanik, në cilin do të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski.Samiti organizohet me iniciativë të palës greke për përmirësimin e bashkëpunimit mes Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë rreth krizës me refugjatë.E përditshmja greke “To vima” njofton se Greqia ka refuzuar propozimin e OSBE-së për të formuar një zyrë të përbashkët për bashkëpunim ndërkufitar me Maqedoninë për monitorim më të mirë të situatës në Idomeni.Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, që nga mbyllja e kufijve më 8 mars të këtij viti, në qendrën tranzitore në Tabanoc janë të bllokuar 947 migrantë ndërsa 180 migrantë janë kthyer pas në qendrën tranzitore të përkohshme “Vinojug” në Gjevgjeli.