U dënua me “arrest shtëpie”, shqiptari nuk e zbaton me pretendimin e çuditshëm
Një shqiptar u arratis nga arresti shtëpiak në Itali dhe bashkëshortja e tij deklaroi se burri nuk e njihte vendimin e gjykatës.Bëhet fjalë për 45 vjeçarin Arben Cerka, banues në Bassano, i njohur për krime ndaj pronës, dëmtime të rënda dhe për kërcënime. Ai ka fyer punonjësit e policisë kur i kanë shkuar për kontroll në banesë. Marifetet e tij i kushtuan rikthimin në burg.Ky person ishte në arrest shtëpie, pasi disa vite më parë kur jetonte në Paderno të Provincës së Trevisos, shkaktoi jo pak sherr duke kërcënuar punonjësit e administratës lokale, me pretendimin se ishte trajtuar në mënyrë diskriminuese. Për këtë, u dënua me 8 muaj burg.Kur oficerët e policisë së qytetit i shkuan për kontroll në banesë, ata kanë gjetur vetëm bashkëshorten e tij, e cila filloi t’i fyej ata.“Burri im është një njeri i lirë. Ne nuk i njohim vendimet e gjykatës. Ju nuk duhet të vini për ta kërkuar”, u tha ajo policëve.Fyerjet i vijoi burri me t’u kthyer në shtëpi. “Unë bëj atë që unë dua. Në qoftë se unë dua të shkoj jashtë, e bëj sepse jam njeri i lirë”, tha burri.Pasi u qetësua, 45 vjeçari u dërgua në stacionin e policisë ku kaloi një natë në burg nën akuzën e arratisjes nga arresti shtëpiak.Më pas u rikthye sërish në shtëpi për të vijuar dënimin. Gjykata do të jetë ajo që do të vendosë nëse do të dërgohet në qelitë e burgut. /Ora News/