Belgët marshim kundër terrorit dhe urrejtjes
Qindra njerëz u mblodhën në Bruksel të dielën për të marrë pjesë në marshimin e organizuar në përkujtim të sulmeve vdekjeprurëse të muajit të kaluar që goditën aeroportin Zavantem dhe metronë e qytetit.Iquajtur marshimi kundër terrorit dhe urrejtjes, parakalimi nisi nga stacioni verior i Brukselit dhe përfundoi në sheshin Fontainas, ku familjarë të viktimave dhe të mbijetuar të sulmeve mbajtën fjalime.32 persona humbën jetën në shpërthimet e Brukselit, me shënjestër aeroportin Zaventem të Brukselit dhe një prej stacioneve të metrosë më 22 mars. Belgjika ka akuzuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me sulmet që tronditën të gjithë Evropën, vijon gjithashtu operacionet dhe bastisjet e shtëpive të dyshuara se janë përdorur nga ekstremistët apo personat e lidhur me grupin e dyshuar se fshihet pas sulmeve terroriste.Të martën, autoritetet belge thanë se kanë arrestuar tre persona të tjerë në lidhje me sulmet e Parisit.Shumë indikacione kanë çuar autoritetet të mendojë se sulmet në Bruksel dhe ato në Paris kanë pasur të njëjtën bandë./Ora News/