Klosi: Në BE zero mundësi punësimi, vetëm me formim profesional

Ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi ka theksuar se emigracioni i paligjshëm në vendet e BE-së është me zero mundësi punësimi. Mënyra e vetme deklaroi Klosi, është kualifikimi përmes arsimit dhe formimit profesional. Klosi: Profesioni është çelësi i suksesit që hap rrugët e punësimit të denjtë. Emigracioni i paligjshëm është me zero mundësi për të gjetur punë apo për të vijuar jetën e rregullt në vendet e Evropës. Edukimi, zeja, diploma, zanati, është mundësia e vetme që ne mund të kemi një mundësi emigrimi të rregullt.Ministri Klosi ka kërkuar që kurset profesionale të jenë të bazuara tek kërkesat e tregut.Klosi: Kurset profesionale të vijnë sipas kërkesave të biznesit. Të mos kemi kurse për kurse, por kurse për profesione që kërkohen në treg. Kjo do të jetë e ardhmja e gjithë arsimit profesional në Shqipëri.  Ministri i Mirëqenies Sociale mori pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave të para për menaxherët e lartë të Hoteleri Turizmit në Shkollën e Mesme Profesionale në Durrës "Hysen Cela"./Ora News/