Japonia evakuon 250 mijë njerëz nga frika e tërmeteve
Gati 250 000 njerëz janë evakuuar për shkak të frikës së tërmeteve në Japoni, ndërsa skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet dëshpëruese për të mbijetuar nën rrënoja.Tërmeti prej 7.3 ballësh goditi të shtunën në mëngjes vendin, duke vrarë të paktën 32 njerëz si dhe duke plagosur rreth 1 mijë të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të shumta materiale në shtëpi, rrugë dhe ura.Ky është tërmeti i dytë i madh që goditi provincën Kumamoto në ishullin Kyushu në më pak se 24 orë. Tërmeti i të enjtes në darkë vonë shkaktoi vdekjen e nëntë personave.Gjatë kësaj të diele, ekipet e shpëtimit kërkuan për të mbijetuar nën rrënoja dhe për ata të varrosur gjallë, ndërsa për të mbijetuarit u shpërndanë ushqime dhe ujë.Fabrika të mëdha si Sony, Honda apo Toyota ndaluan prodhimin për shkak të dëmeve të mëdha në jug të vendit. Ekipet e shpëtimit nxorën 10 studentë nga një apartament i shembur në qytetin universitar të Minamiaso të shtunën."Forca e Mbrojtjes, policia dhe zjarrfikësit kanë qenë duke punuar për të shpëtuar njerëzit por ka ende shumë persona që mungojnë", tha kryeministri Shinzo Abe."Qeveria do të vendosë më tej të gjitha mjetet e mundshme, duke zgjeruar praninë e trupave në 25,000 vetë"Ai tha se kishte pranuar një ofertë amerikane ndihme për transportin ajror të të shpëtuarve./Ora News/